MC Networking

Bashkëpunim në qeveri? Rama- Bashës: Nuk je lider, vetëm udhëndjekës i Saliut dhe Ilirit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka folur sërish për mundësinë e një bashkëpunimi me liderin e opozitës, Lulzim Basha.

Rama thotë se është gati të shkojë përtej të gjitha ndasive të 30 viteve të fundit, por thekson se Basha me përgjigjen e tij dje tregoi se nuk është lider. Ai shton se që të bësh diçka të tillë duhet fillimisht të rrish pa gjumë.

Më thotë gazetari, a je gati të bashkëpunosh me Bashën patjetër, padiskutim, por me një kusht, të ndahet nga Saliu e Iliri. Dhe Basha përgjigjet, përgjigjia e tij është thjesht dhe vetëm pohimi i fatit që ai nuk është lider, udhëheqës, ai është udhëndjekës i Saliut dhe Ilirit.

Unë për Shqipërinë dhe shqiptarët jam gati të shkoj përtej të gjitha ndasive të 30 viteve. Por që ta bësh këtë duhet të jesh lider, udhëheqës, duhet të kesh forcën e karakterit, duhet të kesh vizionin e të ardhmes, duhet që të jetosh së brendshmi me hallet, stresin, me ëndrrat e njerëzve. Duhet të rrish pa gjumë kur njerëzit janë pa çati.

Pa gjumë kur njerëzit janë pa gjumë dhe ata se kanë ankthin si do dalin nga pandemia. Duhet të jesh mishërimi i karakterit shqiptar që adhurojmë në vjersha e rrëfime. Nëse ne e mishërojmë më 25 prill dhe e kthejmë në fuqi të madhe transformuese nuk e ndal Shqipërinë asgjë”, tha Rama.

Më tej kryeministri tha se në 25 prill, shqiptarët kanë dy opsione për të votuar, ose “për të marrë lekë duke ndjenj” dhe këtu thotë se i referohet premtimit të PD-së, ose të bëhen sipërmarrës.

Ose votoni për Lulin dhe prisni të merrni lekë dhe të rrini duke menduar se jeta është qejf, ose t fillojnë dhe të mendojnë bashkë ne nënë dhe babën se si mund të jenë ato familje që do të shkojnë te shtëpia e stërgjyshërve të tyre dhe do të bëhen sipërmarrës me ndihmën e pushtetit tonë, që ato dyer të vjetra të hapen dhe të sjellin fitime nga puna, jo nga qielli”, tha Rama.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top
Bashkëpunim në qeveri? Rama- Bashës: Nuk je lider, vetëm udhëndjekës i Saliut dhe Ilirit | MCN TV

Error

The website encountered an unexpected error. Please try again later.