MC Networking

Marrëdhëniet Shqipëri-Izrael, intervistë me ambasadorin Noah Gal Gendler (VIDEO)

Izraeli është i gatshëm të ndihmojë vendin tonë në procesin e vaksinimit anti-covid.

Në një intervistë për MCN, ambasadori Izraelit në Shqipëri Noah Gal Gendler u ndal edhe tek çështjet e politikës së jashtme të vendit të tij, duke vlerësuar pozitivisht çeljen e ambasadës së Kosovës në Jeruzalem. 

Ai ka deklaruar se në zbatim të marrëveshjes së Uashingtonit edhe Serbia do të duhet ta hapë ambasadën e vet në Jeruzalem në muajin qeshor, duke mos kërkuar ndonjë gjë të tillë nga Tirana zyrtare.

Lidhur me bashkëpunimin ekonomik, Gendler ka sqaruar se raportet kanë qenë më intensive në kohën e qeverisjes Berisha dhe ka shtuar se një nga mënyrat për të shtuar interesin e investimeve izrealite, është vendosja e lidhjeve ajrore direkte me Shqipërinë në 7 ditë të javës.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top