MC Networking

Situata në Rinas, Prokuroria e Tiranës nis hetimet

Ngjarja e  Rinasit ku kontrollorët e trafikut ajror kanë bojkotuar punën është regjistruar si vepër për hetim penal. Burime nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë thanë për MCN Tv se organet hetimore:

kanë filluar hetimet për situatën e ndodhur në aeroportin e Rinasit

Sipas të njëjtave burime:

Vepra penale për të cilën po hetohet është shpërdorim detyre, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal. Po vijojnë veprimet hetimore në drejtim të evidentimit të rolit të secilit prej personave të përfshirë në këtë ngjarje

Më herët ministrja Balluku deklaroi se grevat në zona të rëndësisë strategjike nuk lejohen ligjërisht dhe për këtë arsye ajo që ndodhi në Rinas do të kalojë për ndjekje penale për persona të caktuar të cilët ndonëse pa emër, ministrja i akuzoi publikisht.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top
Situata në Rinas, Prokuroria e Tiranës nis hetimet | MCN TV

Error

The website encountered an unexpected error. Please try again later.