MC Networking

Roli i provuar i kryeministrit Rama në dosjen "Becchetti" (VIDEO)

Roli i sekretarit të Përgjithshëm të Kryeministrisë, Engjëll Agaçi, në dosjen Becchetti që e ndëshkoi Shqipërinë në arbitrazh me 110 milionë euro është vetëm një ndër episodet e një historie shumë më komplekse.

Vendimi i Gjykatës së Zgjidhjes së Mosmarrëveshjeve për Investimet ka vënë në dukje një sërë lidhjesh politike dhe veprimesh që në parashtrimin e bërë nga akuzuesi dhe mbrojtja e palës shqiptare, kanë çuar në përfundimin se bllokimi i aseteve të Agon Chanel, hetimi penal ndaj Becchetit dhe ortakëve të tij, apo edhe urdhër arresti, ishin “kulminacioni i një fushate politike”.

Kur merren së bashku të gjitha çështjet e diskutuara në paragrafët 708 deri 719 më lart, mbështesin fuqimisht një përfundim se, vendimet e Konfiskimit ishin kulmi i fushatës politike kundër Paditësve”

 

Një fushatë që nuk mund të dirigjohej vetëm nga z. Agaçi.

Kështu në vitin 2013, Becchetti i kishte kërkuar sekretarit të Përgjithshëm të Kryeministrisë, zotit Agaçi, që të vinte në dijeni kryeministrin per veprimet e agjencive qeveritare.

Zoti Beketi i kërkoi zotit Agaçi t'i thoshte kryeministrit Rama se hetimi ishte i panevojshëm dhe i papranueshëm dhe zoti Agaçi i tha se do fliste me kryeministrin Rama

Ndonëse nuk bëhet e ditur nëse z. Rama është njoftuar apo jo, duhet thënë se vetë kryeministri ka pranuar në një dalje në Vizion Plus se hetimi për atë që ai e quante një “skemë gjigante pastrimi parash” kishte nisur nga agjenci të ekzekutivit.

Nisur nga këto fakte te njohura publikisht, gjykata ka vënë në pikëpyetje seriozitetin dhe synimet reale të procedimit ndaj z. Beccheti dhe bashkëpunëtorëve të tij pasi nga shqyrtimi gjyqësor konstatohen mangësi të mëdha në bazën faktuale të akuzave që minojnë hetimin penal.

Por gabimet dhe shkeljet nuk mbarojnë me kaq. Ngrirja e aseteve të AgonSet u shtri deri në veprime të tilla si sekuestrimi në kufi të vlerave monetare të gazetarëve të Agon Channel dhe bllokimin e pagesave të punëonjësve të Agonset në Itali.

Bankat e nivelit të dytë në Shqipëri nuk pranonin as transferta nga jashtë për llogari të pagesës së punonjësve, ndërkohë që autoritetet shqiptare nuk dhanë asnjëherë përgjigje ndaj Interpolit për akzuat se urdhër arresti ndaj Becchetit ishte i motivuar politikisht. Këtë çështje e ka trajtuar në mediat shqiptare gazetari Mero Baze që në një shkrim të datës 25 shtator 2020 në gazetën “Tema”, teksa akuzonte Ilir Metën dhe Sali Berishën si përgjegjës.

E gjithë kjo seri aktesh të parashtruara në Arbitrazh ka prodhuar një gjobë 110 milionë euro, e cila është pasojë juridike dhe financiare e një qëndrimi politik, synimi i të cilit sipas vendimit ka qenë asgjësimi i një medieje për arsye që mbeten ende për t’u kuptuar.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top
Roli i provuar i kryeministrit Rama në dosjen "Becchetti" (VIDEO) | MCN TV

Error

The website encountered an unexpected error. Please try again later.