MC Networking

Pse po hesht Ilir Meta për çështjen Beketi?

Heshtja e presidentit Ilir Meta për çështjen Beketi sipas gazetarit Arian Çani i shton më shumë misterin kësaj historie.

Gjatë intervistës në studion e lajmeve të MCN TV, Çani tha se pyetja se përse po hesht sot Meta është në kokën e çdo qytetari shqiptar dhe presidenti është i detyruar të flasë.

Intervista e gazetarit Arian Çani për studion e lajmeve të MCN TV:

MCN ka zbardhur sot të tjera detaje të vendimit të Arbitrazhit për çështjen Beketi ku flitet për një fushatë të pastër politike ndaj biznesmenit italian. Opozita ka mbajtur një qëndrim, ndërsa akoma nuk kemi parë presidentin Meta të komentojë. Pse po hesht presidenti?

Çani: Edhe unë e kam menduar, më ka shkuar në mendje, si ka mundësi nuk ka një reagim të presidentit. Nuk dua të flas para kohe sepse nuk i di mirë punët e tij me këtë aferë. Mbase mendon se këtë fabul shqiptarët disa milionëshe nuk e kuptojnë. Pyetja ka më shumë vlerë se përgjigja. Sot Meta duhet ta ndjejë veten nën presion sepse këtë pyetje bën çdo njeri dhe ai është i detyruar të flasë, ndryshe misteri për të do të shtohet. Dua ende të pres sepse nuk e di raportin e tij me Beketin.

Ndërkohë sot pamë një situate kaotike ne Rinas për shkak te grevës se Albkontroll. Çështja ka marrë përmasa politike, po flitet për grusht shteti dhe gishtin e drejtoi nga presidenti. Si e shihni këtë situatë?

Çani: Unë shoh dy anë, nëse është e vërtetë ajo që pretendojnë punonjësit të cilët thonë se u janë ulur rrogat mbi 50%, është qesharake, nuk është faji i tyre që s’ka fluturime. E dyta që e bën më qesharake situatën dhe që është absurde është që akuzohet Meta që po e organizon ai. Nëse kjo është e vërtetë qenkemi në rrugë të marrë dhe opozita fiton zgjedhjet. Nëse Meta është kaq i fuqishëm dhe bllokon fluturimet, atëherë opozita fiton zgjedhjet. Fakti që e quajtën grusht shteti është se po mundohen të imitojnë neveritshëm SHBA-në. Këto janë farse, kjo është farsë e gjitha.

Ndërkohë është kohë që po vijnë vaksina në Shqipëri.

Çani: Këto reagime janë pjesë e fushatës.

 

 

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top
Pse po hesht Ilir Meta për çështjen Beketi? | MCN TV

Error

The website encountered an unexpected error. Please try again later.