MC Networking

Historia e shqiptarëve përmes fakteve të reja, intervistë me historianin Pëllumb Xhufi (VIDEO)

Historia e shqiptarëve do të vijë e rishikuar në dy vëllime të Akademisë së Shkencave. Historiani Pëllumb Xhufi thotë për MCN se janë gjetur dokumente autentike dhe fakte të reja për prejardhjen, kulturën dhe civilizimin e shqiptarëve. Lidhur me periudhat ku ka patur kritika apo pikëpamje alternative, Xhufi thotë se do të sillet e vërteta përmes fakteve, dokumenteve dhe bibliografisë. Ky tekst që pritet të përfundojë në dy vite, do të vijë në dy gjuhë të huaja, anglisht dhe frëngjisht, që të shërbejë jo vetëm për nxënësit dhe studentët, por edhe të huajt apo studiuesit e interesuar për historinë e popullit tonë.

  • Comments

0 Comments:

Scroll to Top