Juristi Denar Biba sqaroi mbrëmjen e sotme procesin e votimit për zgjedhjet e 25 prillit. I ftuar në emisionin “Arnautistan”, në MCN TV, Biba theksoi se qytetarët me të drejtë vote kanë të drejtë të zgjedhin një parti në fletën e votimit dhe një kandidat të po së njëjtës parti, përndryshe siç u shpreh Biba vota do të jetë e pavlefshme.
“Secili prej nesh mund të votojë një parti dhe një kandidat të asaj partie. Nëse voton një parti X dhe një kandidat Y vota do të jetë e pavlefshme. Kjo është logjike dhe praktikë e konsoliduar. Kosova ka disa zgjedhje që funksionin kështu”, tha Biba.
0 Comments: