MC Networking

Bllokimi i punës së Aeroportit/ Meta: Rama t`i thërrasë mendjes, nuk jemi në Amerikë Latine

Presidenti Ilir Meta ka dalë sot në një konferencë për mediat, në lidhje me grevën e kontrollorëve të Albcontrol. Ai tha se ishte njohur me këtë problematikë të Sindikatës së Kontrollorëve Ajrorë, ndërsa për t’u informuar më mirë i ka pritur ata në një takim më 31 mars.

Sipas Metës, pas 10 mujash pritje, Sindikata nuk kishte marrë asnjë përgjigje. Mes të tjerash ai nënvizoi faktin se iu kishte kërkuar kontrolorëve që kishte pasur në takim që mos të linin në asnjë moment punën, duke rrezikuar hapësirën tonë ajrore.

Meta shtoi se ai i ka kërkuar qeverisë që të zgjidhë çështjen përmes dialogut.

“Është një mesazh shumë i gabuar dhe një lënie nervash nga të dyja palët. Prej më shumë se 10 muajsh Sindikata për Kontrollorët Ajror ka ngritur pretendimet e saj zyrtare dhe me shkresa, jo ndaj zyrtarëve, por edhe ndaj institucioneve të tjea dhe partnerëve ndërkombëtar dhe institucioneve ndërkombëtare. Ato janë të vëmendshme për të gjitha situatat që lidhen me sistemin ajror. S’ka pasur dialog mes përfaqësuesve të ministrisë dhe Sindikatës. Duke parë situatën si pa zgjidhje, duke dashur për t’i dëgjuar drejtpërdrejtë, në 31 mars i kam pritur në një takim. Ata nënvizonin faktin se të drejtat e tyre ishin cënuar, në bazë të kontratave të veçanta dhe kundërshtonin pezullimin e të drejtave të fituara për një periudhë të pacaktuar. Prej më shumë se 10 muajsh sipas tyre s’kishin marrë asnjë përgjigje sipas ligjit nga institucionet dhe pretendimet. Jemi drejtuar pjesërisht ministres së Infrastrukturës, Albcontrol, dukë vënë në dijeni dhe partnerët ndërkombëtar, se kjo situatë duhej pasur me vëmendje, pasi mund të mbarte rreziqe të mbarëvajtjes së hapësirës ajrore. Sidomos në kushtet kur do të nis dhe përgatitja e stërvitjes së përbashkët mes NATO-s, ku trafiku ajror në vendin tonë do të rritet ndjeshëm. I kam kërkuar me përgjegjshmëri të plotë dhe i kam bërë apel kontrollorëve që të vazhdonin punën pa ndërprerje, pasi hapësira territoriale është çështje jetike. Në çdo kohë duhet garantohet objekti i punës. U kam thënë do vazhdonin punën se do përpiqemi të gjejmë një zgjidhje të drejtë që ta kalojmë këtë situatë të vështirë. Kam kërkuar që organet drejtuese dhe qeveria t’i japin zgjidhje kësaj situate përmes dialogut. Presidenti më 2 Prill ka kërkuar marrjen e masave për zgjidhjen e situatës Ministrisë së Transportit. Ministria nuk angazhohet për ta zgjidhur situatën por për të shantazhuar më tej kontrollorët dhe duke nisur procedurat e shkarkimit për disa prej tyre.  Pas kësaj kanë filluar edhe largimet në masë nga puna. Kam një pyetje për ministren që sot doli për të provokuar presidentin” Si shpjegohet që prej 10 muajsh nuk gjete kohë të takoheshe me kontrollorët që prej 20 vitesh janë të trajnuar për këtë çështje dhe si shpjegohet që ato letrat për koncesionin e Rinasit për t’u bërë një ditë kur duheshin gjashtë muaj apo një vit. Çështja e pagave është çështje biznesit". 

Presidenti Meta i bëri thirrje publike kryeministrit Edi Rama që ulen së bashku dhe t’i japin zgjidhje situatës. Sipas Metës, ky tension është artificial dhe nuk i shërben sigurisë kombëtare të Shqipërisë.

Ai i bëri thirrje Ramës që “ti thërrasë mendjes, se nuk jemi në Amerikën Latine”.

“Kryeministri t’i thërrasë mendjes, sepse nuk mund të bëhen lojëra të tilla në një moment të tillë dhe nuk jemi në Amerikën Latine këtu. Ftoj kryeministrin, ftoj ministren, ftoj sindikatën, ftojmë edhe përfaqësues të vendeve të NATO-s, SHBA, Britanisë së Madhe dhe BE1, që të zhvillojmë një bisedë dhe t’i japim një zgjidhje sa më të arsyeshme dhe të logjikshme kësaj situate. Ky tension është artificial, është marrëzi”, tha Meta.

 

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top
Bllokimi i punës së Aeroportit/ Meta: Rama t`i thërrasë mendjes, nuk jemi në Amerikë Latine | MCN TV

Error

The website encountered an unexpected error. Please try again later.