MC Networking

Basha në dijeni për aferën Beketi (VIDEO)

Më në fund, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, reagoi mbi faktet e publikuara ekskluzivisht nga MCN për të ashtuquajturën aferën Beketi, ku është i përfshirë sekretari i përgjithshëm i Kryeministrisë, Ëngjëll Agaçi dhe ish-drejtuesi i Top Channel, Enkelejd Joti.

Duke anashkaluar faktin që ky material u publikua ekskluzivisht nga MCN, kreu i opozitës tha në një studio televizive se biseda mse zyrtarit të lartë kabinetit Rama dhe zotit Joti “është vetëm maja e asjbergut” që ka brenda dosja e plotë e vendimit të Arbitrazhit.

Një media ka zbuluar një pjesë të vendimit që më thonë është maja e ajsbergut, ku përfaqësuesi i Edi Ramës ulet me Beketin dhe i thotë ndrysho linjën editoriale që të të lëmë të qetë dhe kjo është një vepër penale, natyrisht, nëse prokuroria shqiptare do të kishte duart e lira sot sekretari i përgjithshëm do të ishte i pandehur ndoshta dhe i arrestuar.

MCN  ka publikuar thelbin e vendimit  dhe së shpejti do të botojë të tërë vendimin, me të cilin gjykata e dënoi Shqipërinë me 110 mln euro. Por kjo deklaratë e liderit të opozitës hap një skenar interesant, pasi Basha lë të kuptohet se ai vetë është në dijeni të plotë të aferës Beketi dhe se Partia Demokratike  disponon vendimin e plotë të Arbitrazhit. Nëse rezulton kështu, atëherë pyetja që shtrohet është: përse Partia Demokratike nuk e bëri vetë publik vendimin e zbardhur të arbitrazhit dhe të gjithë aferës që ai nënkupton se fshihet në pjesën tjetër të ajsbergut?

Mundësitë janë dy: e para, që kreu i opozitës nuk thotë të vërtetën. E dyta, z. Basha nuk gënjen, por sërish nuk shpjegohet hezitimi i Partisë Demokratike për ta publikuar dosjen e plotë të aferës Beketi. Kjo e vë Partinë Demokratike dhe liderin e opozitës në një pozicion jo komod që ose gënjen ose në mënyrë të çuditshme ka prova të cilat i mban në sirtar. Basha e transferoi gjithë retorikën e tij publike tek drejtësia, e cila sipas tij nuk po funksionon. Ndryshe sipas tij protagonistët e kësaj afere thoshte duhej të ishtë marrë i pandehur.

Ëngjëll Agaçi. Absolutisht po. Sot ndoshta dhe vetë kryeministri do ishte marrë i pandehur, siç janë marrë shumë nga kryeministrat, edhe presidentë të pandehur edhe në kohë fushate. Një nga vlerat e shtuara të 25 Prillit është që do t’i japë fund kulturës të pandëshkueshmërisë.

Lideri i opozitës thotë se pret 25 prillin për të luftuar pandëshkueshmërinë dhe thotë se po punon për një ligj që do detyrojë zyrtarët publikë të paguajnë faturen e vendimit të abitrazhit. Gjoba prej 110 milionë eurosh që takspaguesit shqiptarë do t'i paguajnë biznesmenit italian është fatura më e rëndë e një gjyqi në historinë e Shqipërisë.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top
Basha në dijeni për aferën Beketi (VIDEO) | MCN TV

Error

The website encountered an unexpected error. Please try again later.