MC Networking

Topalli prezanton kandidatët për qarkun e Tiranës: Boll më me riciklim të personave të njëjtë

"Lëvizja për ndryshim" nën drejtimin e Jozefina Topallit, ka prezantuar sot kandidatët për deputetë në Tiranë, për zgjedhjet e 25 prillit.

E para është profesoresha e Matematikës Elida Hoxha, më pas pedagogu Robert Çitozi, profesor Lorenc Radovani, mësuesja Meri Lalaj, doktoresha e shkencave ekonomike Stela Jakova, profesor Arben Basha, themelues i PD, etj.

Topalli në fjalën e saj është shprehur se përtej Ramës, Bashës dhe Metës, Shqipëria ka dhe njerëz të tjerë që mund të qeverisin.

‘Përtej Edi Ramës dhe Bashës së bashku me Metën ka 3 milionë shqiptarë të tjerë, njerëz të tjerë që mund të qeverisin. Ata mendojnë se janë të përjetshëm në pushtet, mirëpo gabojnë. Sot prezantohet 10-shja e parë e listët së Tiranës, në ditët në vijim do të prezantojmë dhe të tjerët në qarqe. Kjo që prezantojmë është lista më e mirë e 3 dekadave, janë të pakorruptuar, janë dinjitoz.

 Ne do të zëvendësojmë politikën cinike me politikën e shpresës, nuk kemi pse të jemi më pak guximtar, se gjysma tjetër që përgjysmoi partitët e vjetër. Boll më me riciklim të personave të njëjtë, që kanë provuar çdo post, boll më me ata që duan vetëm gënjeshtra dhe të pasurojnë familjen e tyre, përtej të treve ka shqiptar dhe patriot që mund të qeverisin më shumë përgjegjësi. Ata të tre janë përgjegjësit që në Shqipëri s’ka shpresë dhe një të djathtë reale. Përgjegjësit e polarizimit politik dhe ekonomik të Shqipërisë. Ftesa jonë nuk është për ato që nuk ndryshojnë mendje, por ftojmë mendje hapurit, të ndershmit, çdo të ri, prind që duan t’i kthejnë dinjitetin çdo shqiptari. Kjo është lista më e mirë e tre dekadave me profesionistë të nderuar, mjekë e të rinj të shkëlqyer. Janë të pakorruptuar, dinjitozë, njerëz me kurajo”,- tha Topalli.

  • Comments

0 Comments:

Scroll to Top