MC Networking

Përmbytja e NënShkodrës/ Ministrja Ekonomi: Banorët duhet të dëmshpërblehen! (VIDEO)

Ministrja e Bujqësisë Milva Ekonomi, ka deklaruar ditën e sotme nga qyteti i Shkodrës se banorët e përmbytur në zonën e NënShkodrës, duhet të dëmshpërblehen. Sipas asaj çfarë deklaroi ministrja, dëmshpërblimi duhet të bëhet nga Bashkia Shkodër, përmes një fondi prej 4 për qind të Emergjencave Civile, të vetë bashkisë.

Më tej, Ekonomi tha se nëse bashkia do të ketë nevojë për një fond shtesë, kjo gjë do të shqyrtohet nga ana e qeverisë. Sakaq, ministrja e Bujqësisë ishte në qytetin e Shkodrës për t’i dhënë kartën e parë të naftës falas, fermerit Kujtim Lamthi, nga Malësia e Mdhe.

Sipas ministres, ai ishte fermeri i parë i cili aplikoi në portalin e-albania, për naftën falas.

 

  • Comments

0 Comments:

Scroll to Top