MC Networking

KPK shkarkon nga detyra gjyqtaren e Gjykatës së Tiranës Marjana Sheganin

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra gjyqtaren e Gjykatës së Tiranës Marjana Shegani.

Trupi gjykues i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, i përbërë nga Suela Zhegu, Firdes Shuli dhe Brunilda Bekteshi e dhanë seancën e sotme vendimin për shkarkimin e gjyqtares Shegani.

Në seancën dëgjimore, KPK ka relatuar mbi hetimin administrativ, ndërsa komisioni i vuri në pah gjyqtares se ishin konstatuar disa probleme mbi deklarimin e pasurisë, përfshirë mungesa burimesh të ligjshme mbi asetet e paluajtshme, mosdeklarim të detyrimeve financiare ndaj personave të lidhur, si dhe balancën negative në analizën e burimeve për pasuritë e luajtshme.

Nga ana tjetër, gjyqtarja u vlerësua pozitivisht për sa i përket pastërtisë së figurës dhe profesionalizmit.

Ndërkohë, Shegani e ka filluar karrierën në vitin 1992 në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe për gati tre dekada rresht ajo ka vazhduar ta ushtrojë funksionin në këtë gjykatë.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale.

  • Comments

0 Comments:

Scroll to Top