MC Networking

Ekonomia në fokus/ Rama: Paga minimale do të rritet edhe më tej, dyfishojmë edhe ndihmën ekonomike (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama në konferencën e sotme me ministren e Financave, Anila Denaj, me fokus ekonominë, kanë bërë një përmbledhje në lidhje me zerimin e taksës për biznesin e vogël.

Rama është shprehur se ai dhe qeveria e tij kanë punuar fort në një situatë që vendi u përball me dy fatkeqësi natyrore në fillim tërmetin e nëntorit të 2019 që u pasua më pas me pandeminë e koronavirusit.

Kryeministri deklaroi se në mandatin e tretë, kjo qeveri ka si ambicie rritjen e pagës minimale. Sipas tij, rritja e pagës minimale në 300 mijë lekë të vjetra, është vetëm një stacion që pritet të zbresë.

“Gjithsesi ne jemi përballur më fort, me kurajo, vullnet dhe angazhim me të dy këto fatkeqësi. Në asnjë moment nuk i kemi lënë vetëm asnjë që janë prekur nga fatkeqësite, familjet që janë prekur janë kthyer në shtëpi, ata që presin vazhdojnë të qëndrojnë në shtëpi me qera të paguara nga qeveria. Sigurisht të gjithë kategoritë e aktivitetit politik, duke u përqëndruar te më të vegjëlit. Zerimi i taksës për biznesin e vogël është një gur i rëndësishëm kilometrik, përbën një pikë të rëndëishme në qasje, në ndërveprim , në rezultat me palën tjetër që ripredikon taksën e sheshtë duke kërcënuar më të voglin, në kohën kur bizneset paguanin tatim fitimi 100% dhe TVSH. Sot 90% e bizneseve paguajnë 0 tatim. Brenda 91% janë 111 mijë biznese me rreth 300 mijë persona të punësuar që janë cliruar nga tatim fitimi, është një hap që e vendos Shqipërinë në një pozicion tjetër. Duhet që në Europë taksat janë të pakrahasueshme me vendin tonë. Do ta trajtojmë gjerësisht në fazën e fundit të mandatit ku do të shpalosim planin tonë të veprimit, paga minimale 30 mijë lekë nuk është pikë mbërritje por stacion në një rrugë që vazhdon. Paga minimale nuk është një shumë për të pritur duartrokitje apo lëvdata, por shumë sfiduese, për subjektet që fitojnë këtë pagë dhe për ne. Krahasuar me ku ishim jemi siç e shihni dhe në grafik, ku e ku në 2013 kishte vetëm 22 mijë lekë. Ata që janë përfitues duhet ta shikojnë si një stacionin në një rrugë që vazhdon. Ambicia jonë është që pagën minimale ta rrisim më tutje, siç kemi arritur sot falë përpjekjeve tona, të zerojmë taksën për biznesin e vogël. E fundit, kemi dyfishuar ndihmën ekonomike, dhe do ta mbajmë dyfish deri në fund të luftës me armikun e padukshëm. Kush gjykon mandatin tonë të dytë, duhet të mos harrojë asnjë moment se jky ka qënë mandati më i jashtëzakonshëm i një qeverie në të gjitha kohët që qeveritë zgjidhen në Shqipëri. Gjysma e mandatit ka qënë luftë me dy fatkeqësi të jashtëzakonshme. Duke parë se cfarë po ndodh në disa vende, në raport me burimin e furnizimit të vaksinës, kam parasysh Izraelin dhe Britaninë e madhe”.

Ndërkohë sipas tij, dyfishimi i ndihmës ekonomike do të vazhdojë edhe pas përfundimit të luftës me pandeminë.

Rama, pos tjerash, preku edhe temën aktuale sa i takon vaksinimit të popullatës, lidhur me të cilën tha se së shpejti do të fillohet me vaksinimin e përgjithshëm të popullatës. 

Kryeministri tha se edhe Shqipëria do të nisë shumë shpejt vaksinimin masiv dhe është vetëm çështje kohe derisa të japë lajmin për marrëveshjen që pritet.

“Është e qartë që vaksinimi është armë për të thyer zinxhirin e infeksionit, për ta kthyer vendin në një vend pa COVID19. Është frymëzuese ajo që po ndodh në Izrael e Britani, ku Izraeli po shkon drejt hapjes konstante, pasi e parapagoi trefish gjë që nuk e bëri asnjë vend tjetër, nga kompanitë Pfizer dhe Moderna, në procesin e vaksinimit. Britania e Madhe është faktikisht ku edhe lindi njëra nga vaksinat dhe pati avantazhin e një fillimi intesiv të vaksinimit dhe sot disponon të gjitha dozat dhe kryeministri njoftoi hapjen në prill të stadiumeve me 10 mijë persona, dhe hapjen përfundimtare në qershor të stadiumeve. Për këtë arsye jam me mish e me shpirt i angazhuar që sa më shpejt të mund të kemi vaksina për të hyrë në fazën finale, për tu çliruar nga ky makth. Vetëm vaksinimi do ta zbrapsë përfundimisht. Dua të gjithë të jenë të sigurt që siç siguruam marrëveshjen me Pfizer jashtë radhe, ashtu sikundër arritëm të fusim në proces dhe të përmbyllim brenda javës së dytë të marsit, vaksinimin e të gjitha bluzave të bardha, shumë shpejt do të nisim vaksinimin masiv. Është çështje kohe, s’jap dot më shumë detaje, por jemi shumë afër. Mezi pres ta them fjalën e fundit”. 

Lidhur me këtë proces, kryeministri Rama ka bërë me dije se ka kontaktuar me shumë shtete për të siguruar doza të vaksinës, por pa dashur të përmend emra konkretë.

"Sikur t'ju tregoj numrin e kontakteve do të habiteni se deri ku ka vajtur përpjekja në aspektin gjeografik, por nuk dua të bëj asnjë koment se kjo është një luftë e madhe që zhvillohet prapa kuintave dhe nuk është mirë të përmendim emra se prishim punën për veten tonë", tha Rama.

Kryeministri në këtë konferencë foli edhe për taksën progresive dhe taksën e sheshtë. Ai u shpreh se kush nga bizneset e mëdha pret që të ulen taksat e tyre, nuk duhet të votojnë për PS-në pasi nuk ka për të ndodhur.

“Tatimi progresiv mbi pagën e individëve. Ka pasur një rënie në momentin e parë, pastaj ka ardhur vetëm në ngjitje. Meqënëse predikohet se me taksën e sheshtë mblidhen më shumë lekë. Taksa e sheshtë godet ata që fitojnë më pak. Ju që jeni në ekran do paguani më shumë se sa pronarët tuaj. Taksa e sheshtë është pë rata që fitojnë më shumë dhe në mbështetje të tyre dhe goditje pë rata që fitojnë më pak. Ata që fitojnë më pak janë 97 %. Taksa progressive mbështet më shumë ju se sa ata. Ne nuk do rrisim taksën për biznesin e madh por as nuk do e ulim. Çdo biznes i madh që do ulje takse mos të na votojë”, tha Rama.

Rama ka mohuar që borxhi publik gjatë qeverisjes së socialistëve të jetë rritur. Rama tha se situata e 2013-ës nuk ishte siç ishte deklaruar nga qeveria Berisha, e kësisoj tha ai, borxhi ishte më i lartë.

Çështjet poliitke, poashtu u preken në këtë konferencë për media. I pyetur nëse kryeministri Rama është duke zhvilluar një fushatë negative për Metën dhe LSI-në si një taktikë për të goditur opozitën, ai tha se nuk do që të humbasë kohë me këtë çështje.

"Nuk kam koment, nuk dua të humbas kohë me këto e lagu se lagu",  tha prerazi Rama.

 

  • Comments

0 Comments:

Scroll to Top