MC Networking

Dy tenderat për ushqime dhe maska/ SPAK nis hetimet për ministren Olta Xhaçka (VIDEO)

SPAK ka nisur hetimet për ministren e Jashtme Olta Xhaçka.

Mësohet se hetimi nga SPAK ka të bëjë me dy tendera të Ministrisë së Mbrojtjes, në kohën kur Olta Xhaçka ishte ministre e Mbrojtjes.

Hetimi ka ardhur pas denoncimit nga PD për një tender ushqimorë gjatë kohës së pandemisë për familjen në nevojë, ndërsa gjatë hetimit SPAK ka zbuluar edhe një tender për 300 mijë maska për ushtrinë.

SPAK ka dyshime për abuzim pasi ka zbuluar se tenderi në fjalë është rinegociuar nën argumentin e Xhaçkës se Ministrisë së Mbrojtjes i erdhën asokohe maska dhuratë dhe se nuk donte që të mbeteshin stok.

Sa i takon tenderit për maskat, Xhaçka është marrë në pyetjes pasi firma e saj gjendet në prokurim. Ndërkohë, në lidhje me tenderin e ushqimeve po hetohet për rolin që ministrja ka pasur në procedurë. 

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top