MC Networking

Hiqesh nga puna nëse krijon sindikatë (VIDEO)

Në Shqipëri, përpjekjet e punonjësve për t’u organizuar në një sindikatë ndëshkohen me heqje nga puna. Kjo ka bërë që një pjesë e madhe e tyre t’i drejtohen Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi. Në një intervistë për MCN TV, kreu i këtij institucioni, Robert Gajda, thotë se dy sektorët me numrin më të madh të ankesave për largim nga puna për këtë shkak janë call centerat dhe minierat. 

"Sektorët kryesisht kanë qenë Call Center. Por edhe në sektorin minerar kemi pasur raste. Por kryesisht kanë qenë të fokusuar në Call Center. Natyra e çështjeve është e dyllojshme. Kemi pasur raste kur njerëzit janë hequr nga puna duke qenë në sindikatë, por kemi pasur edhe raste kur njerëzit janë hequr nga puna sapo kanë filluar procedurat për të hapur një sindikatë", thotë ai.

Në krahasim me vitin e kaluar, ka një rritje të ankesave nga punonjës që kanë tentuar të krijojnë sindikata. Gajda thotë se për shkak të hapësirave që lë Kodi i Punës, më të predispozuar për t’u larguar nga puna janë punonjësit që përpiqen të krijojnë një sindikatë sesa ata që janë bërë pjesë e saj. 

"Në këto raste, duke u bazuar në Kodin e Punës, ne kemi krijuar një mbrojtje për punonjësit, të cilët hidhen për të krijuar sindikata. Kodi i Punës mbron shumë anëtarësinë e sindikatës, kur ajo është krijuar, por është pak më i heshtur për pjesën para se të krijohet sindikata", shprehet Gajda.

Të futura në treg në 15 vitet e fundit, Call Centerat kanë aktualisht rreth 25 mijë të punësuar,  mbi 3/4 e të cilëve janë deri 30 vjeç. Ndërsa sektori minerar, ndër më të rëndësishmit nga pikëpamja ekonomike, mbetet sektori me numrin më të madh të punonjësve që kanë humbur jetën në punë gjatë 10 viteve të fundit.   

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top
Hiqesh nga puna nëse krijon sindikatë (VIDEO) | MCN TV

Error

The website encountered an unexpected error. Please try again later.