MC Networking

Imam Armand Ali: Xhamia e Namazgjasë, Erdogan nuk e dorëzon te gylenistët e KMSH-së (VIDEO)

Armand Ali, ish-imami i Unazës së re ka pak orë që është liruar nga komisariati ku u shoqërua së bashku me disa besimtarë muslimanë. Ai rrëfen për TvT se ndalimi nga policia dhe antiterrori ka qenë i paligjshëm.

“Të paktën 20 veta kemi qenë në atë vend që janë ndaluar. Na kanë dërguar për 30 minuta në komisariatin numër dy pastaj na kanë dërguar në komisariate të ndryshme. 7 persona ne na kanë dërguar në komisariatin numër 3. Kemi ndenjur 7 orë fiks. Në orën 10 të darkës kemi dalë. I kanë marrë një nga një i kanë pyetur. Si e keni emrin? Ku falesh? Çfarë imami dëgjon? Çfarë hoxhe dëgjon?”- u shpreh ai.

Imami beson se shkak për ndalimin është bërë pikërisht peticioni në mbështetje të Genci Ballës, i izoluar në regjimin 41 Bis.

“Ishte një dorëzim peticioni në kryeministri, ministri të brendshme, avokati i popullit dhe në vende të tjera. Unë isha nga tre mijë vetat që firmosën për peticionin, që kishte për synim ndalimin e persekutimit që po i bëhet Genci Ballës, ose imamit Abdurrahim Balla. Prej dy muajsh ndodhet në 41 bis dhe dihet që është një sistem që shkel të drejtat e njeriut, por i janë privuar edhe ato të drejta që ligji i garanton, të cilat janë 1 takim mujor me familjarët dhe një telefonatë 10 minutëshe. I është privuar prej tyre dhe prej dy muajsh nuk ka informacion për familjarët se çfarë bëhet me të.  A është gjallë a ka vdekur? A e kanë helmuar? A e kanë torturuar?”-deklaroi ai.

Betejën me strukturat e shtetit ka vendosur ta vazhdojë ligjërisht.

“Do të bëj gati për ditën e hënë kallëzimin në prokurorinë e Tiranës dhe shërbimit për çështjet e brendshme dhe ankesat pranë Ministrisë së Brenshme. Do të kallëzoj një nga shefat drejtues të antiterrorit Edi Jahe, i cili me mua e ka marë personale. E ka hakmarrje personale, pasi kur më ka thirrur para tre vitesh i jam përgjigjur për ato që ka dashur, i kam hedhur firmën në fund dhe pastaj më ka kërcënuar para 4 agjentëve se do më thyej edhe brinjët,”-tha ai.

Si një nga imamët që nuk e njeh juridiksionin e Komunitetit Mysliman, Armand Ali thotë se drejtuesit e KMSH-së kanë dorë në arrestimin e imamëve që etiketohen si radikalë.

“Komuniteti Mysliman është i pari që ka firmosur për arrestimin e  dy hoxhallarëve dhe 7 besimtarëve në 2013 dhe 2014. Mua personalisht më kanë sulmuar vazhdimisht deri në këto çaste që flasim, për arsye se unë i kam demaskuar, që të gjithë drejtuesit e lartë të Komunitetit Mysliman shqiptar janë anëtarë të organizatës terroriste FETO, e shpallur e tillë në Turqi dhe e mbështetur nga shumë vende të botës islame. Vazhdoj, do të vazhdoj deri në frymën e fundit, derisa të më caktojë allahu që të kem vdekur, ose të më ekzekutojë dikush prej tyre që nuk më shikon me sy dhe s’më dëgjon dot të flas publikisht,”-u shpreh ai.

Drejtimi i KMSH-së nga mbështetësit e Fetulla Gylen sipas tij është dhe arsyeja që sipas tij po zvarritet inagurimi i Xhamisë së Namazgjasë.

“Nuk mundet që Turqia t’i dorëzojë në administrim një xhami kaq të madhe, që është hedhur një fond kaq i madh, një KMSH që drejtohet nga anëtarët e organizatës terroriste FETO. Nuk është logjike. Ky është mendimi im personal gjithmonë,”-tha ai.

Denoncimin kundër policisë dhe antiterrotit imami Armand Ali e ka bërë edhe në rrjetet sociale, ku ai është shfaqur me një bluzë me mbishkrimin jam krenar që jam musliman. 

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top
Imam Armand Ali: Xhamia e Namazgjasë, Erdogan nuk e dorëzon te gylenistët e KMSH-së (VIDEO) | MCN TV

Error

The website encountered an unexpected error. Please try again later.